Ditën e premte para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pas mesditës dhe gjatë natës do të ketë vranësira të dendura dhe në shumë rajone do të ketë reshje afatshkurtëra, përkohësisht intensive të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga perëndimi-veriperëndimi, në zonat lindore nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje rreth 28°.
Para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Pas mesditës do të përhapen vranësira të dendura dhe në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe përforcim të përkohshëm të erës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 22°, në 2000 m - rreth 16°.
Në bregun e Detit të Zi do të mbajë mot kryesisht me diell, pas mesditës me zhvillim të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu-veriperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°, kurse uji i detit 22°-26°.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i qetë. Pas mesnate dhe në orët e paradites do të ketë vranësira të ulëta, vende-vende me mjegull, kryesisht në Bullgarinë Lindore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11° dhe 16°, në..
Në fillimin e sotëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme parlamentare të 27 tetorit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev raportoi se po vazhdojnë përpjekjet e pushtetit ekzekutiv për të eliminuar..
Ndryshimet në Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë duhet të dërgohen jo më vonë se 15-20 tetor, në mënyrë që Komisioni Evropian t'i pranojë dhe Bullgaria të mos humbasë fonde. Kështu ka deklaruar në një konferencë ministrja në detyrë e..
Ditën e martë do të mbajë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në rajonet verilindore dhe në Detin e Zi vranësirat do të jenë të..
Detyra më e rëndësishme për momentin është të sigurohet kthimi i sigurt nga Libani i të gjithë qytetarëve bullgarë që duan të evakuohen. Këtë e tha..
Sot pritet nisja tregtare e terminalit për gaz të lëngëzuar natyror në Aleksandropolis të Greqisë. Lidhja tashmë është testuar me sukses me vëllime..