Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sportistë nga 7 shtete garojnë në maratonën e notit “Port-Burgas”

Facebook/ Maratona e notit „Port-Burgas“

Mbi 170 notarë nga 7 shtete deklaruan pjesëmarrjen në maratonën e notit “Port-Burgas”. Ngjarja është më 8 korrik në zonën ujore të Stacionit Detar të Burgasit dhe është pjesë e programit të Federatës Botërore të Notit në Ujë të Hapur WOWSA. “Kjo është gara e rangut më të lartë në Bullgari në not në ujë të hapur”, komentoi për BNR Burgas Canko Cankov, bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit. Do të ketë dy distanca për notarët. Njëra është për amatorë - nga 1000 metra, dhe tjetra - nga 3000 metra, për garuesit dhe njerëzit me përvojë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD
Atanas Zaprjanov

Bullgaria është gati me një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën

Formimi i paketës së radhës të ndihmës për Ukrainën është në fazën përfundimtare dhe ajo mund t'i paraqitet Këshillit të Ministrave sot. Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në konferencën me rastin e..

botuar më 24-07-22 5.33.MD
Kristian Vigenin

Nëse BSP merr mandatin e tretë, do të përpiqet të formojë një kabinet ekspertësh

Rikthimi i mandatit të dytë nuk ishte i papritur, komentoi nënkryetari i BSP-së Kristian Vigenin. Sipas tij, formimi i një qeverie në kuadër të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor është gjithnjë e më i vështirë për t'u arritur. Gjithsesi,..

rinovuar më 24-07-22 5.23.MD