Në ditët e nxehta të verës, Vitosha ofron kushte të mrekullueshme për relaksim, argëtim dhe sport, mes freskisë, gjelbërimit dhe bukurisë së malit. Në edicionin e 9-të radhazi të Vitosha Summer Fest të dielën, më 16 korrik, organizatorët "Sofia - Kryeqyteti Evropian i Sporteve" dhe Bashkia e Sofjes ftojnë të gjithë alpinistët përballë mdërtesës së Momina Skala të përjetojnë së bashku një të diel të paharrueshme. Programi i festivalit veror përfshin çiklizëm malor dhe vrap me një fond çmimesh, një udhëtim turistik, një trolej alpin falas mbi lumin Boyanska, valle popullore, këngë, llotari, shumë lojëra me çmime dhe argëtim.
Përpilues: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..