Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ka rritje të investimeve të huaja

Bogdan Bogdanov
Foto: BGNES

“Në vitin 2022, eksporti i prodhimit të armëve nga Bullgaria u rrit me 200%. Vlera e tyre është më shumë se 1.6 miliardë euro. Rritja e të ardhurave është 220% krahasuar me vitin 2020”, tha për BNT ministri i ekonomisë Bogdan Bogdanov. Viti 2022 është i dyti nga 15 vitet e fundit me rritjen më të madhe të investimeve, shtoi ai. Trendi vazhdon edhe në vitin 2023. Për 4 muajt e parë të vitit, investimet në Bullgari u rritën me 60%. Ministri komentoi se çdo ditë takohet me investitorë ndërkombëtarë dhe kompani vendase që duan të zgjerojnë prodhimin e tyre dhe janë optimistë për pranimin e ardhshëm të Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë. Interes më të madh ka ndaj rajoneve me infrastrukturë të zhvilluar si Plovdivi, e në vitin e fundit edhe Burgasi, i cili vitin e kaluar ishte në vendin e parë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Po punohet për të caktuar  qytetet Ruse, Pleven dhe Vidin si qendra investimi në Bullgarinë Veriore, tha ministri.



Më shumë nga rubrika

Sofja - lider për sa i përket investimeve të huaja, Devnja - për frymë të popullsisë

Deri në fund të vitit 2022, vlera totale e investimeve të huaja të akumuluara në Bullgari arriti në 29.4 miliardë euro, që është afërsisht 1.3 miliardë më shumë se në vitin 2021. Pritet që pothuajse gjysma - 14.9 miliardë euro - e këtyre..

botuar më 24-01-29 2.12.MD

Pasiguria gjeopolitike dhe kërkesa e reduktuar ndërkombëtare po zvogëlojnë PBB-në

Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në Bullgari për vitin 2023 do të jetë 1,8% krahasuar me 3,9% në vitin 2022. Rritja përcaktohet kryesisht nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve pozitive neto. Ndryshimi i inventareve ka një..

botuar më 24-01-26 2.47.MD

Bullgarët jashtë vendit dërgojnë gjithnjë e më shumë para në vendin tonë

Në vitin 2023, rreth 1.32 miliardë leva janë transferuar në Bullgari në mënyrë bankare nga bullgarët jashtë vendit. Kjo ndihmë rezulton të jetë një nga investimet më të mëdha në ekonominë bullgare. Të dhënat janë nga një sondazh i Bankës Kombëtare..

botuar më 24-01-24 6.10.PD