Me votat e 155 deputetëve në parlamentin prej 240 vendesh, Dimitër Radev u zgjodh guvernator i Bankës Popullore Bullgare (BNB) për 6 vitet e ardhshme. Ai u nominua për një mandat të dytë nga GERB-SDS dhe u mbështet nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB). Gjatë emërimit të tij, Radev e përcaktoi hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë më së voni në janar 2025 si një qëllim ambicioz, por të arritshëm. Pas betimit, guvernatori i ri i vjetër i BNB-së tha se do të propozojë për zëvendësguvernator Andrej Gjurov /PP-DB/ dhe Petër Çobanov /Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - DPS, ministër i financave në periudhën 2013-2014/. "Një nga kushtet më të rëndësishme që vendosa kur pranova të nominohesha për guvernator ishte që udhëheqja e BNB-së të zgjidhej me mbështetje të gjerë politike. Kjo mbështetje është një faktor i fortë për pavarësinë e bankës qendrore, duke përfshirë përpjekjet për ndërhyrje të parregulluara politike “, tha Radev.
Dimitër Radev u zgjodh guvernator i BNB-së më 15 korrik 2015. Përpjekja për të zgjedhur një guvernator të ri në vitin 2022 dështoi.Në vitin 2023, rritja e PBB-së në Bullgari do të jetë 1,9%, duke u ngadalësuar përgjysmë nga norma prej 3,9% në 2022. Kërkesa e brendshme dhe eksportet neto do të kontribuojnë në rritje. Inflacioni vjetor do të jetë 6.1%. Këto janë pritjet e..
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit S&P Global Ratings ngriti perspektivën për vlerësimin e vendit tonë në pozitive nga e qëndrueshme dhe konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2', njofton..
Fushata e blerjeve të volitshme e njohur si "Black Friday" ose "E Premtja e Zezë" po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Bullgari. Me planifikim dhe gjurmim të kujdesshëm të ofertave, konsumatorët mund të sigurojnë produkte me çmime të..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së në Bullgari do të jetë 1,9%, duke u ngadalësuar përgjysmë nga norma prej 3,9% në 2022. Kërkesa e brendshme dhe..