Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev pranoi se Bullgaria ka probleme me mirëmbajtjen e avionëve MiG-29. Sipas tij, ato do të përdoren derisa të zëvendësohen me F-16. “MiG-29 mbahen me mund, por motorët e tyre nuk mund të mirëmbahen ashtu”, tha ai para komisionit parlamentar të mbrojtjes, cituar nga BGNES. 70 avionët e parë F-16 Bllok duhet t’i dorëzohen vendit tonë deri në vitin 2025, ndërsa të fundit deri në vitin 2030. “Shpresojmë të kemi një mundësi për të lidhur një kontratë për riparimin e motorëve tanë”, tha Tagarev. Në seancë u bë e qartë se një aeroplan bullgar ndodhet në një aeroport në Ukrainë për rreth një vit, por mungesa e kushteve të sigurta e pengon kthimin e tij.
Ministri grek i mbrojtjes Nikos Dendias njoftoi se Greqia, Bullgaria dhe Rumania do të krijojnë një korridor ushtarak në krahun lindor të NATO-s. "Me kolegët e mi bullgarë dhe rumunë Atanas Zaprjanov dhe Angel Tilvar, nënshkruam në margjinat e..
Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit..
Kryetari i nderit i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Ahmed Dogan, në një apel drejtuar të gjithë përkrahësve të partisë, ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Grupit Parlamentar, Deljan Peevski dhe të pesë personave të tjerë të shquar nga..