Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Helikopteri misterioz që ka hedhur drogë në Turqi nuk ka fluturuar nga Bullgaria

Foto: BGNES

Helikopteri që hodhi 100 kg. droga në Turqi, nuk ka fluturuar nga Bullgaria, tha për "Nova TV" drejtori i “Policisë Kufitare” Anton Zllatanov. Droga e hedhur ka qenë marihuanë.

“Tre personat e arrestuar në këtë rast janë shtetas turq. Ne punojmë mrekullisht me kolegët turq. Informacionet e tyre dhe koordinatat e dhëna të hyrjes dhe daljes së helikopterit drejt dhe nga Turqia tregojnë se dy pikat janë në kufirin greko-turk. Nuk ka asnjë provë se helikopteri ka shkelur kufirin bullgaro-turk. “Nuk ka të dhëna zyrtare se avioni ka fluturuar nga Bullgaria, apo është ulur në vendin tonë”, theksoi Zllatanov.

Më 17 korrik, media turke raportoi se një helikopter misterioz që ka fluturuar ulët që të mos zbulohet ka hedhur thasë me drogë pranë Kirklarelit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Centrali atomik “Kozlloduj” plotëson të gjitha standardet globale të sigurisë

Centrali atomik “Kozlloduj” mori vlerësimin më të lartë të mundshëm në shkallën e Aociacioni Botëror i Operatorëve Bërthamor (WANO) - kategoria A, njoftoi centrali. Kategorizimi i të gjitha centraleve bërthamore të bashkuara në asociacion kryhet çdo vit..

botuar më 24-05-09 9.01.PD

Parashikimi i motit për 9 majin

Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën perëndimore priten reshje më të konsiderueshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të pësojnë ulje dhe..

botuar më 24-05-08 7.40.MD

Autoritetet tatimore nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil”

Agjencia Shtetërore e të Ardhurave dhe Agjencia “Dogana” nisin inventarizimin fizik të stoqeve në “Lukoil” - Bullgari. Këtë e njoftoi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Ministrave. Në një mbledhje..

botuar më 24-05-08 3.43.MD