“Është e papranueshme që dallimet politike të çojnë në gjuhë të urrejtjes, fyerje etnike, ksenofobi ose antisemitizëm”, tha presidenti Rumen Radev në një deklaratë për mediat.
Dje /20 korrik/ edhe organizata e hebrenjve në Bullgari “Shalom” shprehu alarmin për përshkallëzimin e gjuhës së urrejtjes dhe manifestimeve antisemite në vendin tonë, duke u bërë thirrje institucioneve që të mos qëndrojnë joaktive ndaj këtyre fenomeneve.
“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë kanë qenë pjesë e traditave të shoqërisë bullgare prej shekujsh dhe kanë mbijetuar edhe në vitet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore, kur Bullgaria shpëtoi komunitetin e saj hebre dhe nuk lejoi që asnjë qytetar i saj me origjinë hebreje të dëbohej në kampet e vdekjes”, kujtoi kreu i shtetit. Prandaj, sipas tij, është detyrë e çdo qytetari, organizate joqeveritare dhe forcë politike të respektojë vlerat dhe të mbajë traditat e tolerancës së popullit bullgar.Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..