Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mijëra bullgarë në qytetin Reni dhe në rajonin e Odesës janë nën goditjet e sulmeve ruse

Foto: EPA/BGNES

Nina Ivanova, nënkryetare e shoqatës bullgare "Atdheu" në qytetin ukrainas Reni, tha për BTA se për herë të parë që nga fillimi i luftës, Rusia e ka bombarduar intensivisht qytetin dhe banorët kanë përjetuar një "natë shumë të frikshme". “Djali im i solli nipërit nga Odesa në fillim të javës së kaluar, kur aty filluan sulmet me raketa, në shtëpinë tonë në Reni në një vend më të sigurt. Por atë natë u sulmua edhe qyteti ynë. Fëmijët u trembën, mezi i qetësova”, thotë Ivanova.  

Natën e 24 korrikut Reni u sulmua nga 15 dronë. 6 persona u plagosën. Komuniteti bullgar në rajonin e Odesës është i treti më i madh. Ai ka mbi 150 000 njerëz. Në Reni jetojnë rreth 8500 bullgarë. Qyteti ukrainas është 24 km larg nga qyteti rumun i Galacit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat monedha kërkuan më shumë bullgarët në vitin 2024?

Dy monedhat më të kërkuara nga bullgarët në vitin 2024 mbetën dollari amerikan dhe euroja, si në vitin 2023. Ishin jashtëzakonisht të njohura edhe monedhat e vendeve fqinje të Ballkanit - lira turke, lei rumun dhe dinari serb. Ata pasohen nga paundi..

botuar më 25-01-05 8.25.PD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Parashikimi i motit për 4 janarin 2025

Të shtunën në vendin tonë do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me reshje. Në Bullgarinë Veriore reshjet do të jenë nga shiu dhe bora, në Rrafshin e Trakisë së Epërme dhe në Bullgarinë Lindore do të ketë reshje shiu, ndërsa në fushat e larta të..

botuar më 25-01-03 7.35.MD