Teddy Velvet është Teodora Nikollaeva - një artiste muzikore, aventuriere dhe udhëtare në zemër. “Qenie të njohura mbinjerëzore” është kënga e saj e tretë si solo artiste – ajo ka edhe dy këngë të tjera me grupin Wet Pebbles. Regjistrimi i tingullit, masteringu dhe bateritë janë vepër e Nikollaj Nikollaevit, dhe kongat - të Georgi Popovit. Teddy Velvet regjistroi pjesën tjetër të instrumenteve. “Qenie të njohura mbinjerëzore” u realizua me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar të Kulturës. Në videon е këngës, krijuar nga Nikollaj Bërov dhe Vlladimir Trifonov, Teddy e gjen veten në mbretërinë magjike të pyjeve të kukullave prej druri.
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..