Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk do të ketë rritje të çmimit të gazit natyror në gusht

Foto: BGNES

Çmimi i gazit natyror në gusht do të mbetet i njëjtë me atë të korrikut ose pak më i ulët, parashikuan nga “Bullgargaz” gjatë një diskutimi në Komisionin për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit. Vlerësimet e dy javëve më parë parashikuan një rritje prej 3 për qind të çmimit të lëndës së parë.

Parashikimi aktual i favorshëm është për faktin se çmimet në bursën holandeze, nga e cila varen nivelet në vendin tonë, kanë rënë, sqaroi kryetari i Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, Ivan Ivanov.

Vendimi përfundimtar për çmimet e gazit natyror do të merret më 1 gusht dhe do të hyjë në fuqi menjëherë.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD