Alpinistja bullgare Sillvija Azdreeva pushtoi K2 - majën e dytë më të lartë, por më të vështirë në botë, njoftoi kompania organizatore e ekspeditës. Duke shkelur majën 8611 metrash të lartë, ajo u bë gruaja e parë bullgare që arrin këtë lartësi.
Për momentin, alpinistja 37-vjeçare po zbret në kampin bazë. Një vit më parë, ajo u ngjit edhe në dy majat e tjera 8000 metrash - Everest dhe Llhotce.
Dy bullgarë të tjerë arritën të shohin botën nga K2 - zoologu Bojan Petrov dhe avokati Stefan Stefanov.
Dy të tjerë – Petër Unxhiev dhe Atanas Skatov, megjithatë humbën jetën në rrugën për në majë.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..
Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..