Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgar nga Bosilegradi u ndalua në kufirin me Serbinë pasi mbante libra

| rinovuar më 23-08-10 12.16.MD
Aleksandër Dimitrov
Foto: BGNES

Autoritetet serbe për 4 orë në pikën kufitare “Olltomanci – Ribarci” nuk e lejuan bullgarin Aleksandër Dimitrov nga Bosilegradi të hyjë në Serbi. Arsyeja është se ai mban libra në bullgarisht. Këto janë tri vëllime të “Elegjisë për rajonin Kraishteto, që përshkruan fatin e bullgarëve në periferitë perëndimore”. Autori është ish-konsulli i Bullgarisë në Nish, Edvin Sugarev. Unë nuk e shkel ligjin dhe autoritetet nuk kanë arsye të më shqetësojnë”, tha Dimitrov për BTA, i cili është edhe korrespondent i agjencisë në Bosilegrad. Sipas rregullave serbe, ai mund të sjellë deri në 3 libra të një titulli përmes doganës. “Bisedova me konsullin bullgar në Nish, DimitërCsanev. Ai më përkrahu dhe më premtoi se do të bisedojë me autoritetet”, theksoi Dimitrov.

Ngjarja ndodhi në prag të vizitës së punës në Bosilegrad të shefit të departamentit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Serbi, Nikolla Bertolini. Më 10 gusht, Bertolini do të takohet me pushtetin vendor për projektet sociale.

U bëj thirrje autoriteteve për veprimе urgjentе për rastin, do t’i referoj menjëherë Komisionit Evropian për një tjetër shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut! Këtë e deklaroi Illhan Kjuçuk, kryetar i partisë politike “Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën” dhe deputet i Parlamentit Evropian nga grupi “Rinovo Evropën”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD