Krijimi i një Sistemi Informativ Kombëtar për të gjitha rastet e dhunës në familje me të dhëna se kush janë viktimat, çfarë dhune është ushtruar ndaj tyre, çfarë veprimesh janë marrë, cilat janë institucionet përgjegjëse është një nga 15 masat për parandalimin e dhunës dhe agresionit, të identifikuara në takimin në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Nikollaj Denkov dhe përfaqësuesve të katër ministrive.
Kryeministri vuri në dukje se javët e fundit kanë dalë në dritë raste jashtëzakonisht të rënda dhune.
“Ndjenja ime është se kjo ishte një epidemi e fshehur dhe shumë njerëz, të inkurajuar nga mbështetja e shoqërisë dhe institucioneve, guxuan me vonesë të flisnin për problemet e tyre konkrete”, shtoi ai.
Ndër masat e miratuara është rritja e numrit të psikologëve në shkolla; zhvillimi i një Programi Kombëtar për Parandalimin e Dhunës; ofrimi i shërbimeve të specializuara për të rriturit dhe fëmijët që janë viktima të dhunës.
Problemi i dhunës në familje nuk është nga dje. Mund të lexoni më tepër:
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..