Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy persona u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të mjeteve evropiane

Foto: arkiv

Pas një hetimi nga Prokuroria Evropiane për abuzime të mundshme dhe pastrim parash në dy projekte për rinovimin e hekurudhave bullgare, dy persona u arrestuan. Në një mesazh në faqen e prokurorisë, thuhet se nëpunës të policisë dhe Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare kontrolluan 28 adresa në Sofje, Burgas, Varna, Stara Zagora, Smoljan dhe Pazarxhik. Dyshimet janë se fondet evrpianeo të absorbuara nga Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore u drejtuan në kompani të zbrazëta dhe më pas u tërhoqën më shumë se 2.5 milionë euro kesh nga persona me dënime penale.

Projektet në fjalë janë për rindërtimin e linjave hekurudhore ndërmjet Sofjes, Plovdivit dhe Burgasit, për të cilat u ndanë më shumë se 240 milionë euro fonde evropiane. Nënkontraktorët janë dy kompani private me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Nga ana bullgare, ministri i transportit Georgi Gvozdejkov urdhëroi Kompaninë Kombëtare të Infrastrukturës Hekurudhore që të bashkëpunojë plotësisht me hetimin për keqpërdorimin e fondeve evropiane. Në një mesazh për mediat thuhet se Ministria mbështet veprimet e Prokurorisë Evropiane dhe një nga hapat e parë që ndërmori ministri Gvozdejkov ishte auditimi i fondeve publike të shpenzuara në strukturat e Departamentit të Transportit.

Para BNR-së, një përfaqësues i Kompanisë Kombëtare të Infrastrukturës Hekurudhore theksoi se nuk u bënë kontrolle në zyrat e kompanisë, e cila bashkëpunon me autoritetet kompetente në inspektime dhe pretendon se ka përmbushur detyrimet e kontratave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..

rinovuar më 24-11-27 12.19.MD