Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy persona u arrestuan nën dyshimin për keqpërdorim të mjeteve evropiane

Foto: arkiv

Pas një hetimi nga Prokuroria Evropiane për abuzime të mundshme dhe pastrim parash në dy projekte për rinovimin e hekurudhave bullgare, dy persona u arrestuan. Në një mesazh në faqen e prokurorisë, thuhet se nëpunës të policisë dhe Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare kontrolluan 28 adresa në Sofje, Burgas, Varna, Stara Zagora, Smoljan dhe Pazarxhik. Dyshimet janë se fondet evrpianeo të absorbuara nga Kompania Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore u drejtuan në kompani të zbrazëta dhe më pas u tërhoqën më shumë se 2.5 milionë euro kesh nga persona me dënime penale.

Projektet në fjalë janë për rindërtimin e linjave hekurudhore ndërmjet Sofjes, Plovdivit dhe Burgasit, për të cilat u ndanë më shumë se 240 milionë euro fonde evropiane. Nënkontraktorët janë dy kompani private me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Nga ana bullgare, ministri i transportit Georgi Gvozdejkov urdhëroi Kompaninë Kombëtare të Infrastrukturës Hekurudhore që të bashkëpunojë plotësisht me hetimin për keqpërdorimin e fondeve evropiane. Në një mesazh për mediat thuhet se Ministria mbështet veprimet e Prokurorisë Evropiane dhe një nga hapat e parë që ndërmori ministri Gvozdejkov ishte auditimi i fondeve publike të shpenzuara në strukturat e Departamentit të Transportit.

Para BNR-së, një përfaqësues i Kompanisë Kombëtare të Infrastrukturës Hekurudhore theksoi se nuk u bënë kontrolle në zyrat e kompanisë, e cila bashkëpunon me autoritetet kompetente në inspektime dhe pretendon se ka përmbushur detyrimet e kontratave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD