Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 15 gushtin

Në Bullgarinë Perëndimore do të jetë e ngrohtë me reshje shiu

Foto: BTA

Të martën do të mbajë mot me vranësira në Bullgarinë Perëndimore me reshje të shkurtra shiu. Pasdite vranësirat do të lëvizin drejt lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 24°, në Sofje - 16°. Maksimumi do të jetë nga 26 në 31° në kryeqytet - 26°.

Përgjatë Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe pothuajse pa reshje. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 27-30°. Uji i detit është 23-24°. Deti do të jetë i trazuar me 3-4 ballë.

Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje të shkurtra shiu. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 22°, në 2000 m deri në 15°.

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët me reshje të shkurtra shiu në veri dhe lindje të Bullgarisë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristijan Mickoski

Shkupi kërkon që BE të bojkotojë korridorin e transportit Nr. 8 për në Bullgari

Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të miratimit nga Komisioni Evropian, tha kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një intervistë..

botuar më 24-07-23 11.09.PD

Në vend nuk ka zjarre aktive, po monitorohet situata përgjatë kufirit me Greqinë

Nuk ka zjarre aktive në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Zjarri në fshatrat e komunës Jamboll - Voden, Krajnovo dhe Stranxha u vu nën kontroll në të gjitha frontet. Të martën, do të bëhet një kontrollim dhe nëse nuk ka shpërthime..

botuar më 24-07-23 10.02.PD

Parashikimi i motit për 23 korrikun 2023

Gjatë natës , kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë dhe në disa rajone reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në pjesën tjetër të vendit do të jetë kryesisht i kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga..

botuar më 24-07-22 7.25.MD