Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përvjetori i 85-të i këngëtares Janka Rupkina

Foto: Facebook/Yanka Rupkina

Më 15 gusht, këngëtarja popullore me famë botërore Janka Rupkina feston ditëlindjen e saj të 85-të. E lindur në vitin 1938 në fshatin Bogdanovo, atëherë në Mbretërinë e Bullgarisë, fillimisht zgjodhi një tjetër profesion fisnik – mbaroi Shkollën Teknike për Infermiere në Burgas. Por fati ndërhyri kur 22-vjeçarja Janka fitoi çmimin e parë në tubimin e këngës në fshatin Gramatikovo. Aty u vu re nga folkloristët, të cilët e ftuan të paraqitej në Sofje në një konkurs të Ansamblit për Këngë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Janka Rupkina fitoi konkursin dhe që nga viti 1960 për tre dekada ishte soliste e këtij formacioni.

Ndër vite ajo realizoi shumë regjistrime për fondin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), nxori pllaka gramafoni në “Balkanton”, xhiroi filma për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT). Në fund të viteve 70-të të shekullit të kaluarformoi Trion “Bëllgarka” së bashku me këngëtaret Eva Georgieva dhe Stojanka Boneva. Me këtë treshe, Janka Rupkina fitoi popullaritet në mbarë botën dhe prezantoi këngën popullore bullgare në të gjithë rruzullin. Si soliste dhe me trion realizoi projekte të përbashkëta me muzikantë me famë botërore si Kejt Bush, Kris de Bërg, Xhorxh Harisën, Linda Ronstad, “Transglobal Underground” e të tjerë. Gjatë karrierës së saj të gjatë krijuese, ajo u bë mbajtëse e shumë çmimeve.

Kënga e saj “Kalimanku, Denku” e aranzhuar nga Krasimir Kjurkçijski i bëri përshtypje veçanërisht producentit zviceran Marsell Selie, i cili e renditi atë në titujt e tij të preferuar në serinë e albumeve të korit “Misteri i zërave bullgarë”. Kjo këngë popullore nga rajoni i malit Stranxha tregon për një dashuri të palumtur të lindur nga një zakon i lashtë. Në rajonin e malit Stranxha, kumbaria konsiderohej farefisnori dhe nuk lejonte që kumbari dhe kumbare të donin njëri-tjetrin.

Redaktore: DiljanaTraçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD