Në fund të gushtit, Canko Cankov, i vetmi bullgar që ka notuar Ngushticën e Gjibraltarit, do të marrë pjesë në një nga shtatë maratonat më të vështira të notit në botë - nga ishulli Katalina deri në brigjet e Los Anxhelosit në Oqeanin Paqësor.
Sipas notarit, kjo është pak më shumë se 36 km në vijë të drejtë. Rrymat e forta që nuk mund të parashikohen, temperatura e ulët e ujit në Oqeanin Paqësor - oqeani më i madh dhe më i ftohtë në botë, do të jenë sfidat kryesore. “Por ajo që e bën maratonën unike është se noti është natën, gjë që çorienton notarin, në një moment ai nuk e di se ku është qielli dhe ku është toka”, tha vetë Canko Cankov për BNR Burgas.Hristo Stoiçkov është ambasadori i ri special i Organizatës Botërore të Turizmit pranë Kombeve të Bashkuara. Kjo u bë e qartë në një takim zyrtar në Këshillin e Ministrave mes kryeministrit Rosen Zheljazkov, ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh,..
Kampioni olimpik, botëror dhe evropian i peshëngritjes Karllos Nasar është “sportisti i vitit” për 2024. Në sondazhin e 67-të të “Sportistit të Vitit” morën pjesë 137 gazetarë sportivë. I ftuar special në ceremoninë në Sofje ishte presidenti i..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..