Kampioni bullgar i futbollit "Lludogorec" i siguroi vetes një ndeshje me “madhështinë” evropiane "Ajax" të Amsterdamit pasi eliminoi "Astana" në Razgrad dhe do të luajë në raundin e playoff-it në "Ligën e Evropës". Pjesa e parë u mbyll 1:1. Pas minutës së 67-të mikpritësit shënuan edhe 4 gola të tjerë ndaj mysafirëve nga Kazakistani për rezultatin përfundimtar 5:1.
“Levski” i Sofjes arriti të eliminojë edhe mikpritësin izraelit “Apoel” nga Beer Shava me 2:1 në një ndeshje të xhiros së tretë kualifikuese në “Ligën e Konferencave”. Goli i fitores për mikpritësit u shënua në minutën e 96-të të pushimeve. Kundërshtari i radhës i “Levskit” për hyrjen në grupet e turneut është skuadra gjermane “Eintracht Frankfurt”.Karllos Nasar u bë kampioni i botës në peshëngritje në kategorinë deri në 89 kg. në Kampionatin Botëror të Meshkujve në Manama me dy rekorde botërore - në hedhjen e 183 kg. dhe në dyluftim me 405 kg. Ai gjithashtu u përpoq të përmirësonte rekordin e..
Krenaria bullgare e boksit për peshat e rënda Kubrat Pulev fitoi titullin e rregullt të Shoqatës Botërore të Boksit (WBA) në ndeshjen me Mahmud Çar në "Arena Sofja" para një publiku prej mbi 12 mijë vetash. Pulev ia mori rripin e Çarit pas një beteje të..
Talenti sportiv bullgar, 20-vjeçar Karllos Nasar, i cili u bë kampion olimpik në peshëngritje, është fitues i çmimit “Ikari Sportiv” të Fondacionit “Sporti Bullgar” për vitin 2024. Nasar fitoi medaljen e artë në Lojërat e Parisit në kategorinë 89 kg,..