Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vendosi masa për të luftuar në mënyrë aktive krimin

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Në takimin e thirrur nga kryeministri Nikollaj Denkov me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë në lidhje me rritjen e numrit të krimeve të rënda në vend, u përcaktuan masat për luftimin e krimit. Denkov deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u konstatua një problem i brendshëm dhe në këtë drejtim kërkoi që të zëvendësohet kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Për momentin nuk është e konstatuar asnjë lidhje mes vrasjeve të ndryshme të komentuara në media, si ajo e Aleksej Petrov dhe Krasimir Kamenov – Këro në Republikën e Afrikës së Jugut. “Nuk mund të flasim për ringjalljen e kohës së vrasjeve spektakolare”, ka qenë kategorik ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov. Kryeministri vuri në pah masat kryesore parandaluese për të luftuar krimin. E para prej tyre është që institucionet të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mes tyre, veçanërisht për trafikun e drogës dhe migrantëve, krimet kundër personit dhe luftën kundër korrupsionit, për të punuar në mënyrë aktive për sinjalet për të ashtuquajturat “çadra”. Do të aktivizohet edhe puna e shërbimeve që lidhet me informacionin paraprak. Do të punojmë në mënyrë aktive me ata që ndikojnë në mjedisin e sigurisë për të bërë të qartë se çdo orvatje për të shkelur ligjin do të sanksionohet. Pyetjes së një gazetari në lidhje me informacionin e shpërndarë sot në media se ish-hetuesi Petjo Petrov (i njohur si Petjo Evroto), i cili kërkohej me urdhër arresti evropian për aferën “Tetë Xhuxhët”, vdiq papritur nga një atak në zemër në Dubai, ministri i brendshëm tha se ende nuk ka konfirmim të këtij informacioni, dhe se ajo po kontrollohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protestuesit në Sofje kërkojnë një Vitosha më të aksesueshme

Para Këshillit të Ministrave në kryeqytet është zhvilluar sot një protestë me moton “Të rifitojmë aksesin në Vitosha”. Dashamirët e malit u shprehën të pakënaqur për faktin se teleferikët në Vitosha, rrëzë së cilës ndodhet Sofja, nuk funksionojnë më...

botuar më 25-01-16 3.59.MD

Furnizimi me gaz natyror nga Azerbajxhani nuk ka rifilluar ende

Deri më sot, furnizimet me gaz natyror nga Azerbajxhani në Bullgari nuk janë rinovuar ende. Kjo është raportuar nga BTA, duke cituar Bulgargaz. Furnizuesi publik vuri në dukje se sipas informacioneve të fundit në dispozicion, problemet teknike ende nuk janë..

botuar më 25-01-16 2.42.MD

Dimitër Gllavçev i uroi kabinetit të ardhshëm mandat të gjatë dhe të suksesshëm

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev shprehu shpresën se Kuvendi Popullor sot do të zgjedhë qeverinë e rregullt dhe se ajo do të ketë një mandat të gjatë dhe të suksesshëm. “Nuk ka sisteme që nuk funksionojnë, e dorëzojmë pas një pune të kryer..

botuar më 25-01-16 9.52.PD