Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria vendosi masa për të luftuar në mënyrë aktive krimin

Nikollaj Denkov
Foto: BGNES

Në takimin e thirrur nga kryeministri Nikollaj Denkov me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të shërbimeve të sigurisë në lidhje me rritjen e numrit të krimeve të rënda në vend, u përcaktuan masat për luftimin e krimit. Denkov deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) u konstatua një problem i brendshëm dhe në këtë drejtim kërkoi që të zëvendësohet kryesekretari i MPB-së, Petër Todorov. Për momentin nuk është e konstatuar asnjë lidhje mes vrasjeve të ndryshme të komentuara në media, si ajo e Aleksej Petrov dhe Krasimir Kamenov – Këro në Republikën e Afrikës së Jugut. “Nuk mund të flasim për ringjalljen e kohës së vrasjeve spektakolare”, ka qenë kategorik ministri i Punëve të Brendshme Kalin Stojanov. Kryeministri vuri në pah masat kryesore parandaluese për të luftuar krimin. E para prej tyre është që institucionet të përmirësojnë shkëmbimin e informacionit mes tyre, veçanërisht për trafikun e drogës dhe migrantëve, krimet kundër personit dhe luftën kundër korrupsionit, për të punuar në mënyrë aktive për sinjalet për të ashtuquajturat “çadra”. Do të aktivizohet edhe puna e shërbimeve që lidhet me informacionin paraprak. Do të punojmë në mënyrë aktive me ata që ndikojnë në mjedisin e sigurisë për të bërë të qartë se çdo orvatje për të shkelur ligjin do të sanksionohet. Pyetjes së një gazetari në lidhje me informacionin e shpërndarë sot në media se ish-hetuesi Petjo Petrov (i njohur si Petjo Evroto), i cili kërkohej me urdhër arresti evropian për aferën “Tetë Xhuxhët”, vdiq papritur nga një atak në zemër në Dubai, ministri i brendshëm tha se ende nuk ka konfirmim të këtij informacioni, dhe se ajo po kontrollohet.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Komisioni Ligjor në Parlament votoi pezullimin e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav..

botuar më 25-01-14 6.20.MD
Aleksandra Petkova

Një nxënëse bullgare prezantoi punën e saj shkencore gjatë ndarjes së çmimeve Nobel në Stokholm

Nxënësja bullgare e klasës së dymbëdhjetë, Aleksandra Petkova ishte në mesin e 20 të rinjve të përzgjedhur nga e gjithë bota me arritje të njohura shkencore, të cilët prezantuan punën e tyre në Çmimet Nobel në Stokholm, njoftoi Ministria e Arsimit dhe..

botuar më 25-01-14 5.45.MD
Marta Kos

KE pret që RSM të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj

Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..

botuar më 25-01-14 4.32.MD