Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) do të insistojë në një rritje reale të të ardhurave para vitit 2024, tha lideri i sindikatës Pllamen Dimitrov në Varna. Sipas tij, vitin e ardhshëm paga mesatare duhet të arrijë nivelet mesatare për BE-në. Pllamen Dimitrov saktësoi se për buxhetin e vitit 2024 sindikata do të kërkojë rritje që jo vetëm të mbulojë inflacionin, por të përfaqësojë edhe rritje reale. Pritjet e sindikatës janë për inflacion 5-5.5%, që do thotë se për rritjen e pagave reale në 2024, ajo duhet të rritet me më shumë se 10% për të siguruar ndonjë lëvizje drejt niveleve mesatare evropiane.
Në vitin 2023, rritja e PBB-së në Bullgari do të jetë 1,9%, duke u ngadalësuar përgjysmë nga norma prej 3,9% në 2022. Kërkesa e brendshme dhe eksportet neto do të kontribuojnë në rritje. Inflacioni vjetor do të jetë 6.1%. Këto janë pritjet e..
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit S&P Global Ratings ngriti perspektivën për vlerësimin e vendit tonë në pozitive nga e qëndrueshme dhe konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2', njofton..
Fushata e blerjeve të volitshme e njohur si "Black Friday" ose "E Premtja e Zezë" po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet në Bullgari. Me planifikim dhe gjurmim të kujdesshëm të ofertave, konsumatorët mund të sigurojnë produkte me çmime të..