Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kritikoi ashpër disa nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për energjinë. Me këtë rast ajo i ka dërguar deklaratë ministrit të energjisë Rumen Radev me kundërshtimet e saj për projektin.
Si argument kryesor Kovaçeva thekson se projektligji parashikon që hapat e parë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për popullsinë të fillojnë nga mesi i sezonit të ngrohjes, nga 1 janari 2024. Ajo tregon se data e caktuar nuk është menduar mjaft dhe mund të çojë në situata të paparashikueshme përpara hyrjes së klientëve familjarë në tregun e lirë.
Ajo shton se liberalizimi i planifikuar i tregut të energjisë elektrike nuk duhet të fillojë pa një mekanizëm për të ofruar mbështetje financiare për familjet në nevojë.Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..