Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva kritikoi ashpër disa nga ndryshimet e propozuara në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për energjinë. Me këtë rast ajo i ka dërguar deklaratë ministrit të energjisë Rumen Radev me kundërshtimet e saj për projektin.
Si argument kryesor Kovaçeva thekson se projektligji parashikon që hapat e parë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike për popullsinë të fillojnë nga mesi i sezonit të ngrohjes, nga 1 janari 2024. Ajo tregon se data e caktuar nuk është menduar mjaft dhe mund të çojë në situata të paparashikueshme përpara hyrjes së klientëve familjarë në tregun e lirë.
Ajo shton se liberalizimi i planifikuar i tregut të energjisë elektrike nuk duhet të fillojë pa një mekanizëm për të ofruar mbështetje financiare për familjet në nevojë.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..