Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt bashkon përpjekjet e disa vendeve evropiane në mbrojtjen e natyrës

Foto: ec.europa.eu

Projekti "Bota e Gjelbër" nën egjidën e programit arsimor Erasmus+ të BE-së do të bashkojë të rinjtë nga Bosilegradi, Serbia, Bullgaria, Italia dhe Hungaria në praktika të qëndrueshme dhe në angazhimin e tyre të përbashkët për mbrojtjen e mjedisit.

Përmes një sërë aktivitetesh emocionuese, punëtorish dhe projektesh të përbashkëta, nga 1 deri më 10 shtator në vendpushimin “Sllënçev Brjag”, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri rreth zhvillimit të qëndrueshëm, reduktimit të ndotjes dhe mënyrave novatore për të trajtuar sfidat mjedisore përmes një sërë përvojash arsimore. Projekti drejtohet nga shoqata “Shoqëria e Re”, e themeluar në vitin 2019 në Sofje dhe ka si mision mbështetjen e brezit të ri përmes programeve të ndryshme arsimore.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD