Ndeshja e parë e play-off-it për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës mes Levskit dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1:1. Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në avantazh me një gjuajtje solide të Randal Kolo Muani. Nikoqirët bullgarë humbën një mundësi të shkëlqyer për të barazuar para pushimit. Që në fund, në kohën shtesë, Hashimi Fadiga lëshoi një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra që shkoi drejt e në këndin e sipërm. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e saktë në pjesën e dytë. Kështu Fadiga barazoi rezultatin me një gol mbresëlënës në minutën e fundit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, më 31 gusht, të enjten, në orën 21:30.
Sa i përket ndeshjes së parë të play-off-it për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Ajax mposhti Lludogorec me rezultat 4:1.
Kështu, skuadra nga Amsterdami me fitoren e tyre garanton pjesëmarrjen e vet në grupet e turneut, ndërsa për bullgarët mbetet një revansh nderi dhe një vend në Ligën e Konferencave.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit më 31 gusht, të enjten, në orën 21:00.Në mes të sezonit të verës, shumë emocione i presin dashamirësit e sporteve të hipizmit në vendpushimin tonë të Detit të Zi, Allbena. Më 18 dhe 19 korrik, atje do të mbahet raundi i dytë i "Kupës Bullgare" në kërcim me pengesa. Për herë të parë, Kupa..
Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi ekipit tonë kombëtar të volejbollit të femrave nën 19 vjeç Pllakën e Nderit të Presidentit për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e sportit bullgar. Rasti i çmimit ishte titulli botëror i fituar disa ditë më..
16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin në Wimbledon për të rinj në konkurrimin individual, duke regjistruar gjashtë fitore radhazi pa humbur asnjë set! Në finale, bullgari nga akademia e Rafael Nadal mposhti bindshëm amerikanin Ronit Karki me 2:0 në..
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të..