Ndeshja e parë e play-off-it për hyrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës mes Levskit dhe Eintracht Frankfurt përfundoi 1:1. Në minutën e 6-të, mysafirët kaluan në avantazh me një gjuajtje solide të Randal Kolo Muani. Nikoqirët bullgarë humbën një mundësi të shkëlqyer për të barazuar para pushimit. Që në fund, në kohën shtesë, Hashimi Fadiga lëshoi një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra që shkoi drejt e në këndin e sipërm. Kjo ishte edhe gjuajtja e vetme e saktë në pjesën e dytë. Kështu Fadiga barazoi rezultatin me një gol mbresëlënës në minutën e fundit.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Deutsche Bank Park” në Frankfurt, më 31 gusht, të enjten, në orën 21:30.
Sa i përket ndeshjes së parë të play-off-it për të hyrë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, Ajax mposhti Lludogorec me rezultat 4:1.
Kështu, skuadra nga Amsterdami me fitoren e tyre garanton pjesëmarrjen e vet në grupet e turneut, ndërsa për bullgarët mbetet një revansh nderi dhe një vend në Ligën e Konferencave.
Ndeshja e kthimit do të luhet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” të Amsterdamit më 31 gusht, të enjten, në orën 21:00.Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..
Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..
Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë..
Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale..