Pas incidentit në Borovec më 19 gusht, ku u kap duke vozitur e dehur, Princesha bullgare Kalina u thirr sërish të paraqitet në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme - Sofje. Vajza e monarkut bullgar Simeon Sakskoburggotksit është njoftuar nëpërmjet një avokati të autorizuar të shkojë në polici, ku do të akuzohet për aksidentin që shkaktoi duke e drejtuar makinën në gjendje të dehur.
Deri më tani, as ajo dhe as avokati i saj nuk janë paraqitur në drejtorinë e MPB-së në Sofje me arsyetimin se avokati i saj është jashtë vendit. Nëse edhe sot Princesha Kalina nuk paraqet një arsye të vlefshme për mosparaqitjen e saj të mundshme, atëherë ajo mund të sillet me forcë para hetuesve. Dje, në përkujtimorin për vdekjen e gjyshit të saj, Mbretit Boris III, në Manastirin e Rillës, Simeon Sakskoburggotski për herë të parë komentoi rastin, ndërsa princesha Kalina heshti.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..