Bashkatdhetari ynë Canko Cankov u bë kampion i botës në garën e vështirë në Oqeanin Paqësor, e cila zgjati 10 orë, 33 minuta e 29 sekonda. Ai është gjithashtu bullgari i parë që notoi me sukses 36 kilometra nga ishulli Santa Catalina deri në Los Anxhelos, njoftoi në Facebook gazetari Niki Iliev nga selia e notarit tonë në Kaliforni. Cankov arriti të kapërcejë valë të mëdha natën, në një temperaturë uji prej 15-18 gradë. Qysh në orën e parë ai mori hipotermi dhe disa kriza, por nuk u dorëzua.
Gara është ndër shtatë maratonat më të vështira në ujërat e hapura në kalendarin e Federatës Botërore të WOWSA dhe daton 127 vjet më parë. Rekordi botëror për notimin në ngushticën e Katalinës u vendos në vitin 2018, kur amerikani Hank Weiss arriti të kapërcejë distancën për 7 orë, 55 minuta e 16 sekonda.Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni..