Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 30 gushtin

Gushti largohet me shi dhe bubullima

Foto: BGNES

Gjatë natës dhe deri në mëngjes, kryesisht në pjesën perëndimore e më vonë edhe në veri të Bullgarisë do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër të shoqëruar me bubullima.

Ditën e mërkurë, më 30 gusht, paradite në rajonet perëndimore dhe rreth e pas mesditës në pjesën qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore ka gjasa të forta për fenomene të izoluara intensive, si dhe breshëri. Ajri relativisht i freskët do të vazhdojë të depërtojë nga veriperëndimi. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe maksimalja do të jetë nga 26°-27° në veriperëndim deri në 34°-35° në zonat juglindore, ku do të vazhdojë të fryjë erë nga jugu. Nuk do të ketë pothuajse reshje, kryesisht me diell.

Para mesditës do të ketë vranësira të ulëta ose mjegull përgjatë Detit të Zi. Rreth dhe pas mesditës, në vende të izoluara do të zhvillohen vranësira dhe do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Era do të vazhdojë me drejtim lindje, e lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë 27°-29°. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në zonat malore, në Bullgarinë Perëndimore do të zhvillohen vranësira deri në mëngjes, ndërsa rreth e qark dhe pasdite, kryesisht në Stara Pllanina, do të ketë reshje afatshkurtra të shoqëruara me shtrëngata, në disa zona - përkohësisht intensive. Në malet e Bullgarisë Jugore gjatë ditës do të jetë pothuajse pa reshje, kryesisht me diell. Era do të jetë me komponentë perëndimorë mesatarë, përkohësisht e fortë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 23°, në 2000 metra - rreth 16°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Situata në Stranxha vazhdon të jetë dinamike

Shuarja e zjarrit në zonën e komunës kufitare Boljarovo vazhdon për të shtatën ditë. Nuk ka asnjë rrezik për zonat e populluara, por shpërthimet mbeten aktive midis fshatrave Voden dhe Goljam Dervent. "Për momentin ka tri shpërthime midis fshatrave..

botuar më 24-07-22 9.44.PD

BALKAN RUN 2024 po afron - një maratonë deri në majën më të lartë të malit Stara Pllanina

Vrapimi malor BALKAN RUN 2024 deri në majën e më të lartë të malit Stara Pllanina - Botev dhe kthimi zhvillohet këtë të diel, më 21 korrik 2024, përgjatë një traseje prej 41 kilometrash me fillim/mbarim në qytetin Karllovo. Traseja është Rruga..

botuar më 24-07-20 4.20.MD

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD