Me mbi 200 ngjarje në të gjithë vendin në shtator, Bullgaria do të marrë pjesë edhe një herë në nismën e Ditëve Evropiane të Trashëgimisë. Tema e këtij viti është Trashëgimia e Gjallë, ose njohuritë, aftësitë dhe zakonet tradicionale të përcjella brez pas brezi. Janë planifikuar dhjetëra punëtori krijuese, studio artistike, festivale, koncerte, lexime letrare, leksione etj.
Çdo vit në shtator, vendet që kanë nënshkruar Konventën Evropiane të Kulturës marrin pjesë në Ditët e Trashëgimisë Evropiane - një nismë e përbashkët e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian. Qëllimi është që njerëzit të njohin dhe vlerësojnë trashëgiminë e tyre dhe lidhjet midis popujve evropianë.Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve)..