Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 31 gushtin

Rënie të lehta të temperaturave dhe reshje të dendura shiu në shtatë zona

Foto: BGNES

Gjatë natës do të ketë ende reshje të shkurtra shiu në disa vende në gjysmën lindore të vendit, por ato do të ndalen deri në mëngjes. Në pjesën perëndimore do të jetë kryesisht e kthjellët. Do të fryjë erë e dobët jugperëndimore.

Të nesërmen, më 31 gusht, do të mbajë mot kryesisht me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Pas mesditës, kryesisht në zonat malore dhe në Lludogorie, do të ketë reshje të shkurtra, përkohësisht intensive dhe shtrëngata. Do të ketë edhe breshër. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 27° dhe 32°, në Sofje - rreth 27°. Natën e së premtes në rajonet lindore të vendit reshjet do të vazhdojnë, gjithashtu do të ketë edhe aktivitet shtrëngatash.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell para mesditës. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira dhe në mbrëmje dhe natën e së premtes në shumë vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 28 deri në 31 gradë. Temperatura e ujit të detit është 26°-28°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Mbi malet, vranësirat do të jenë të ndryshueshme. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Ka edhe kushte për breshër. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth 21°, në 2000 metra - rreth 14°. 


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të premten paradite vranësirat në gjysmën lindore të vendit do të çahen dhe do të zvogëlohen, por pas mesditës do të ketë sërish vranësira dhe vende-vende reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje..

botuar më 24-07-25 7.15.MD

Në parlament nuk ka marrëveshje nëse do të punojnë në gusht

Mes grupeve parlamentare nuk ka marrëveshje nëse Kuvendi Popullor duhet të punojë gjatë gjithë muajit gusht apo të shkojë me pushime. Kjo u bë e qartë pas këshillit të kryetarëve të parlamentit ditën e enjte. Vetëm "Ka një popull të tillë" (ITN) dhe..

botuar më 24-07-25 10.36.PD

Parashikimi i motit për 25 korrikun 2024

Ditën e enjte mbi vend do të kalojë front i ftohtë me vranësira dhe reshje. Do të ketë reshje afatshkurtra, vende-vende në Bullgarinë Qendrore, Jugperëndimore dhe Lindore, reshje të forta shiu me shtrëngata dhe breshër. Temperaturat minimale do të..

botuar më 24-07-24 7.35.MD