Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Formati "Etno Bullgaria" mbledh 20 pjesëmarrës nga tre kontinente

Foto: Facebook / Ethno Bulgaria

Nga data 31 gusht deri më 11 shtator 2023, nisma "Etno Bullgaria" do të bashkojë për herë të parë në Bullgari 20 muzikantë të rinj nga 10 vende nga tre kontinente në Shtëpinë Kreative “Kompozitorët" në Vitosha, transmetoi BNR Radio Sofja. Një kamp unik muzikor rinor do të promovojë shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin mes artistëve. Mentorët artistikë Vilma Talvitie nga Finlanda dhe fyelltari Zhivko Vasilev nga Bullgaria do të angazhojnë pjesëmarrësit në aktivitete të ndryshme, duke krijuar një repertor muzikor dinamik që përfshin traditat muzikore të të gjithë pjesëmarrësve.

"Etno Bullgaria" është pjesë e një projekti ndërkombëtar për muzikën popullore të bazuar në formatin ETHNO të krijuar në më shumë se 40 vende.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 18 korrikun

E enjtja do të jetë me diell dhe shumë e nxehtë. Pas mesditës në Bullgarinë Veriore dhe në masivët perëndimorë do të mbajë vranësira, do të fryjë erë dhe vende-vende do të ketë reshje të konsiderueshme shiu dhe bubullima. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-17 7.40.MD
Rosen Zheljazkov dhe Denica Saçeva

GERB-SDS dhe “Vëzrazhdane” nuk do të mbështesin një qeveri me mandatin e dytë

GERB-SDS do të mbështesë çdo iniciativë kundër korrupsionit, por jo në formën që u është paraqitur aktualisht, e cila me sa duket është pjesë e një fushate fillestare parazgjedhore. Koalicioni nuk do të mbështesë propozimin për një kabinet me mandat..

botuar më 24-07-17 6.35.MD

Zjarri arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, banorët janë duke u evakuuar

Vazhdon lufta kundër zjarreve në rajone të ndryshme të Bullgarisë. Situata në Komunën Boljarovo, e vendosur në kufirin me Turqinë, po ndërlikohet. Zjarri i ripërtërirë si pasojë e erës së fortë arriti deri në shtëpitë e fshatit Voden, në rajonin e..

botuar më 24-07-17 5.37.MD