Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti nis sezonin e ri politik

Foto: Ani Petrova

Deputetët rikthehen pas pushimeve verore në parlament sot më 1 shtator. Zyrtarisht, puna e tyre duhej të fillonte më 7 shtator, por u mor vendimi për t'u rikthyer para afatit për shkak të një morie të detyrave të grumbulluara. Ndër pikat e rëndësishme në punën e deputetëve do të jenë ndryshimet në Kodin Penal, ndryshimet e mundshme në Kodin Zgjedhor dhe ndihma ushtarake për Ukrainën.

Seancat e parlamentit nuk do të mbahen më në godinën e sheshit “Kuvendi Popullor”, i cili do të rinovohet, por në ish-Shtëpinë e Partisë (selia e Komitetit Qendror të Partisë Socialiste Bullgare para ndryshimeve demokratike) mes godinave të Presidencës dhe Këshillit të Ministrave. Seanca e parë do të fillojë me shqyrtimin parlamentar me një dëgjim të ministrave.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD