Punonjësit e Agjencisë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” dhe Agjencia Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” protestuan mëngjesin e sotëm dhe bllokuan për më pak se një orë një kryqëzim në rrugën ndërmjet Plovdivit dhe Haskovos, në fillim të fshatit Popovica. Protesta u organizua nga Federata e Sindikatave të Pavarura nga bujqësia pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB). Mbi 100 persona nga të dy agjencitë nga e gjithë Bullgaria kërkuan një rritje prej 15% të pagave të tyre dhe një takim të menjëhershëm me ministrin e bujqësisë Kiril Vatev. Protestuesit paralajmëruan se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të pasojnë më shumë protesta, duke përfshirë greva efektive, që do të kërcënojë mbrojtjen nga breshëri në sezonin aktual, në muajt kur priten ngjarje aktive të motit dhe të korrat bujqësore nuk kanë përfunduar.
Në Agjencinë Ekzekutive “Luftimi i Breshërit” punojnë rreth 1000 persona. 780 prej tyre i hedhin raketat. Paga e tyre bruto është 913 leva (rreth 456 euro), dhe shuma neto që marrin është 760 leva (380 euro). Punonjësit e tjerë janë fizikanë dhe inxhinierë të kualifikuar, të cilët marrin 1200 leva (600 euro) si personel të kualifikuar. Pagat në Agjencinë Ekzekutive “Peshkimi dhe Akuakultura” janë të ngjashme.Nuk ka rrezik të ndotjes së Detit të Zi në rajonin e zonës ekskluzive ekonomike bullgare nga derdhja e naftës në ngushticën e Kerçit pasi dy cisterna ruse u rrëzuan atje. Kjo u bë e ditur në Varna nga Admirali i Flotës Prof. Kalin Kalinov - kreu i Shkollës..
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e BSP-E Majta e Bashkuar. Ekipet negociuese të dy forcave parlamentare ishin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha në Pernik se është optimiste për formimin e një kabineti të rregullt. “Bisedimet e djeshme më mbushin me shpresë, sepse vetë fakti që do të vazhdojnë edhe sot do të thotë se ka vend për bisedime dhe negociata. Gjëja..
Presidenti Rumen Radev u takua në Sofje me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili me ftesë të kreut të shtetit bullgar ndodhet për vizitë në..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..