Petër Micin fitoi titullin në 400 metra stil i lirë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj dhe vajza në qytetin izraelit të Netanja. Sportisti18-vjeçar i Vihren - Sandanski, i cili është rekordmen botëror në këtë disiplinë, përfundoi me kohën 3:46.49 minuta, përpara italianëve Alessandro Ragaini (3:46.66) dhe Filippo Bertoni (3:48.73. ). Kështu, Petër Micin u bë bullgari i parë që fitoi një titull botëror në një pishinë 50 metra. Ai do të marrë pjesë në tre disiplina të tjera të kampionatit – 200 dhe 800 metra stil i lirë, si dhe 200 metra flutur.
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor. "Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem..