Ushtria bullgare ka nisur punën në terren për tejkalimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet në komunën e Carevos, njoftoi për bTV-në admirali i flotës Vellko Vellkov vendimin e Shtabit të Krizave. Në zonë ndodhen tashmë 20 ushtarakë dhe pajisje të rënda, të cilët do të ndihmojnë në aktivitetet logjistike dhe në restaurimin e objekteve.
Sipas kryetarit të Komunës së Carevos, Georgi Llapçev, situata për momentin është e qetë, por dy digat komunale po monitorohen me kujdes. Sipas tij, gjatë fatkeqësisë ato kanë qenë funksionale dhe kjo ka parandaluar dëme më të rënda dhe më shumë viktima.
Sot në Carevo do të ndërtohet një urë metalike. Energjia elektrike dhe uji tashmë janë në dispozicion në të gjitha vendbanimet.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..