Propozimi bullgar për çmimet Oskar është filmi i regjisorit Stefan Komandarev “Mësimet e Bllagës”. Vendimi i komisionit përzgjedhës është marrë njëzëri, njofton Qendra Kombëtare e Filmit. Filmi, i cili tregon historinë e një mësuese të moshuar që u bë viktimë e një mashtrimi telefonik, mori së fundmi çmimin e madh “Globi Kristal” për filmin më të mirë në festivalin e Karllovi Vari si dhe një statujë për rolin më të mirë femëror për artisten e madhe bullgare Eli Skorçeva, e cila u rikthye në ekran pas një mungese 30-vjeçare.
Në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” në Sofje u hap “Këndi i Kosovës”. Me këtë, këndet e dedikuara letërsive të ndryshme kombëtare në sallën “Historia e librit” bëhen gjithsej 36. Ideja është pjesë e një vizioni afatgjatë e lidhur..
Kur vizitoi Ballçikun në vitin 1921, Mbretëresha rumune Maria u mahnit nga bukuria e zonës dhe shpejt vendosi të kthehej dhe të qëndronte. Në vitin 1924, filloi ndërtimi i një kompleksi pallatesh për mbretëreshën. Projekti ishte nga arkitektë italianë..
Eposi i lashtë trak merr jetë më 28 qershor nën tingujt e muzikës magjepsëse dhe koreografisë spektakolare në amfiteatrin e Qendrës Kulturore dhe Turistike "Akve Kalide" (Aquae Calidae) në Burgas, informon Akademia "Orfika". Në shfaqjen interaktive..
Në Muzeun Arkeologjik të Sozopollit u hap një ekspozitë tregjuhëshe me titullin "Kultet egjiptiane përgjatë Detit të Zi", njofton BNR – Burgas. Ajo..