Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Kupën e Botës Parkour në Sofje marrin pjesë garues nga 29 shtete

Foto: BTA

Rreth 100 garues nga 29 shtete do të marrin pjesë në Kupën e Botës Parkour, që nis sot për herë të tretë në Sofje. Gara do të mbahet në hyrjen qendrore të sallës “Arena Sofja” në ditët deri më 10 shtator nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Bullgaria do të përfaqësohet me gjashtë garues - pesë meshkuj dhe një femër, në disiplinat “shpejtësi” dhe “stili i lirë”. Sipas legjendës së gjimnastikës sportive bullgare, Jordan Jovçev, pista e garës është “më e mira në botë”.

Hyrja për publikun është falas. Organizatorë janë Federata Bullgare e Gjimnastikës dhe Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, me ndihmën e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Bashkisë Metropolitane.


Më shumë nga rubrika

Borisllav Mihajllov

Shefi i futbollit bullgar dha dorëheqjen

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor. "Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem..

botuar më 23-11-27 4.19.MD
Kalina Bojaxhieva

Bullgaria me një mori medaljesh nga Kampionati Botëror i Kikboksit në Portugali

Kampionati i Planetit i Kikboksit i Federatës Botërore të Kikboksit (WAKO) në Albufeira, Portugali, u bë kampionati botëror më i suksesshëm për meshkuj dhe femra për kikboksierët bullgarë deri më tani. Bilanci është gjashtë tituj botërorë, tre të..

botuar më 23-11-26 7.31.MD

Fitore dërrmuese e skuadrës kombëtare bullgare të futbollit të të rinjve ndaj Estonisë

Kombëtarja bullgare e futbollit për të rinj deri në 21 vjeç ka arritur një fitore vendimtare ndaj ekipit mysafir të Estonisë me rezultat 6:0, transmeton BTA. Me suksesin e tyre, “luanët” u ngjitën në vendin e tretë të renditjes me 9 pikë nga..

botuar më 23-11-22 10.43.PD