Rreth 100 garues nga 29 shtete do të marrin pjesë në Kupën e Botës Parkour, që nis sot për herë të tretë në Sofje. Gara do të mbahet në hyrjen qendrore të sallës “Arena Sofja” në ditët deri më 10 shtator nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Bullgaria do të përfaqësohet me gjashtë garues - pesë meshkuj dhe një femër, në disiplinat “shpejtësi” dhe “stili i lirë”. Sipas legjendës së gjimnastikës sportive bullgare, Jordan Jovçev, pista e garës është “më e mira në botë”.
Hyrja për publikun është falas. Organizatorë janë Federata Bullgare e Gjimnastikës dhe Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës, me ndihmën e Ministrisë së Rinisë dhe Sportit dhe Bashkisë Metropolitane.
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..
Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..
Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...