Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Jeta po kthehet gradualisht në normalitet në zonat e prekura nga përmbytjet

Foto: BGNES

Dëme për 25-30 milionë leva shkaktoi natyra në territorin e komunës Carevo, tha kryetari Georgi Llapçev pas mbledhjes së Shtabit të Krizave. Ai njoftoi për një bisedë me ministrin e financave Asen Vasilev, i cili e siguroi atë se administrata lokale mund të mbështetet në fondet shtetërore për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. “Pastrimi vazhdon, shumë vende tashmë u kthyen në mënyrën siç ishin, jeta gradualisht po kthehet në normalitet”, përmblodhi kryebashkiaku.

Ministri i ekologjisë, Julian Popov, informoi për ndotjen e ujit të detit, e cila sipas tij nuk është serioze dhe është një fenomen normal pas një stuhie. Megjithatë, autoritetet shëndetësore rekomanduan që njerëzit të mos hynin në det pranë Carevo për shkak të masave të mëdha të ujit me baltë që hynë në zonën e tij ujore.

Sipas ministrit të shëndetësisë, Hristo Hinkov, aktualisht nuk ka ndonjë rrezik serioz higjieno-epidemiologjik. Kryeinspektori shtetëror Angel Kunçev shtoi se furnizimi me ujë në fshatrat e prekura nga fatkeqësia u rikthye, por rekomandoi që uji të përdoret vetëm për nevoja higjienike.

Gjithashtu u bë e qartë se Komisioni Evropian i siguroi vendit tonë të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura. Institucioni është i gatshëm të vijë në ndihmë nëse ne kërkojmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Ndërkaq, Komuna Carevo njoftoi se kanë nevojë për shumë pajisje ndërtimore dhe njerëz për pastrimin e oborreve dhe bodrumeve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borxhi kombëtar i Bullgarisë për vitin 2024 është gati sa ¼ e PBB-së

Borxhi i Bullgarisë për vitin 2024 është në përmasë prej 48.846 miliardë leva (24 miliardë euro) ose 24.1 për qind e PBB-së, sipas të dhënave paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Në vitin 2023, borxhi i vendit ishte 42.383 miliardë leva..

botuar më 25-04-27 6.15.PD

Një spital për fëmijë do të hapet në Burgas deri në fund të vitit

Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..

botuar më 25-04-27 5.50.PD

Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar në funeralin e Papa Françeskut

Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..

botuar më 25-04-26 4.55.PD