Ka para për zonat e dëmtuara nga përmbytjet. Kështu deklaroi para gazetarëve ministri i financave Asen Vasilev pas takimit në Kuvendin Popullor me kryetarët e Komisionit për Buxhet dhe Komisionit për Siguri dhe Rend Publik. Sipas vlerësimeve paraprake, 12 ura kanë nevojë për riparim, krahas dëmeve të mbetura si pasojë e përmbytjeve përgjatë bregut jugor të Detit të Zi. Për urat nevojiten 20 deri në 30 milionë leva, ndërsa Fondi i Fatkeqësive dhe Aksidenteve ka një rezervë të lirë prej mbi 60 milionë leva, theksoi Vasilev. Personeli ushtarak nga formacionet inxhinierie të Ushtrisë Bullgare po inspekton dhe vlerëson dëmtimeve të tri impianteve të urës. Gjatë 24 orëve të fundit, mbi 100 vullnetarë punuan në zonat e prekura.
Komisioni Evropian njoftoi se, me kërkesë të Bullgarisë, u ofroi autoriteteve bullgare të dhëna nga sistemi satelitor “Kopernik” për të vlerësuar situatën në zonat e prekura nga përmbytjet përgjatë bregut jugor të Detit të Zi në ditët e fundit. “Nëse një kërkesë për ndihmë merret më pas në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, ne do të bëjmë çmos për të ofruar ndihmën e nevojshme”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian Baláš Ujvári.
Qeveria vendosi që 8 shtatori të jetë Ditë Zie Kombëtare për viktimat që humbën jetën në përmbytjet në komunën e Carevos më 5 shtator 2023.
Katër janë viktimat e përmbytjes në komunën e CarevosShkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim bamirësie - në mbështetje të "fëmijëve diellorë". Qëllimi është që shuma e mbledhur nga tarifat e..
Në “Asics Arena” në Sofje do të mbahet sot turneu “Ti je fituesi”. Ngjarja mbahet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev dhe është për një qëllim..
Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave..
Paraditen e së shtunës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende kryesisht në Rrafshin e Danubit. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri..