Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Todor Tagarev: Stërvitjet e Rusisë në Detin e Zi i konsiderojmë provokim

Todor Tagarev
Foto: BGNES

Rusia zgjat deri në fund të shtatorit stërvitjen e saj detare në një zonë ujore që përfshin edhe zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi. Këtë e bëri të ditur ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, sipas të cilit bëhet fjalë për veprime provokuese ndaj Bullgarisë. “Rusia bllokon një pjesë të madhe të zonës tonë ekskluzive ekonomike prej dy muaj. Tashmë ata njoftuan se deri në fund të muajit do të vazhdojnë stërvitjet në këtë zonë, gjë e cila ne e konsiderojmë kategorikisht si veprime provokuese ndaj Bullgarisë, ndaj sigurisë dhe interesave tona ekonomike. Po  diskutojmë një gamë të gjerë veprimesh të mundshme në përgjigje të këtij provokimi nga Federata Ruse – në mënyrë të pavarur dhe veçanërisht me aleatët tanë”, tha ministri i mbrojtjes.


Më shumë nga rubrika

Frontex mbështet kategorikisht anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në Shengen

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Rojës Kufitare dhe Bregdetare të BE-së (Frontex) Hans Lejtens mbështeti kategorikisht anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen dhe në rrugë tokësore, njofton BTA. Në takimin në Sofje me ministrin e punëve të brendshme,..

botuar më 24-02-29 10.08.PD

Bullgaria iu bashkua deklaratës nga Tirana për ndihmën ndaj Ukrainës

Në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë, u miratua një deklaratë që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë mbështetjen për Ukrainën. Deklaratës iu bashkuan kryeministri Nikollaj Denkov, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidentja..

botuar më 24-02-29 9.41.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 7°, në Sofje - 4°. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare. Vranësirat do të rriten në mbrëmje nga jugperëndimi dhe në Bullgarinë Perëndimore do të ketë reshje të..

botuar më 24-02-28 7.25.MD