Radioja Kombëtare Bullgare(BNR) dhe Radio “Zëri i Vietnamit” do të bashkëpunojnë me programe radiofonike, podkaste dhe videokaste, si dhe me shkëmbim kuadrosh. Për këtë kanë rënë dakord drejtoritë e dy mediave gjatë vizitës së delegacionit vietnamez te ne.
Zëvendëspresidenti i Radios "Zëri i Vietnamit", Tran Min Hung kujtoi "lidhjet e mrekullueshme në të kaluarën" dhe shprehu dëshirën për të ndërtuar mbi to. “Po mendojmë për lidhje në fushën e kulturës, për përmbajtje, si muzikë dhe podkaste. Kemi se çfarë të shkëmbejmë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i BNR, Milen Mitev, theksoi se ndarja e përvojës ndërmjet vendeve të tilla të ndryshme, përfshirë edhe realizimin e një serie radiofonike për kulturën dhe zakonet e Bullgarisë dhe Vietnamit, mund të zgjerojë njohuritë dhe përvojën e gazetarëve.
Gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare, gazetarët vietnamezë treguan interes edhe për punën e Radio Bullgarisë. Ekuivalenti i tyre VOV-5 World prodhon përmbajtje në 13 gjuhë.Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..