Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdes, ariu! Takimet e grabitqarit me popullsinë vendase po bëhen gjithnjë e më të shpeshta

Foto: BТА-arkiv

Ariu ka nevojë për qetësinë e pyjeve të egra. Në këtë drejtim, Parku Kombëtar i Ballkanit Qendror dhe rrethinat e tij ofrojnë kushte të mrekullueshme për këtë kafshë grabitqare. Mirëpo, kohët e fundit janë bërë më të shpeshta rastet kur arinjtë largohen nga mjedisi natyror. Sinjali i radhës erdhi para pak kohe nga fshati Zhëlltesh i rrethit të Gabrovos, ku kafsha e egër u shfaq në mes të ditës dhe kaloi me qetësi rrugën e ngarkuar midis Gabrovos dhe Trjavnës në zonën e vendbanimit.

“Është jashtëzakonisht interesante të shihet se si këto specie udhëtojnë në distanca shumë të gjata brenda një dite ose ndërmarrin migrime sezonale për ushqim. Kështu, nëse sot do të shihnim një ari në një vend, nesër ai tashmë mund të jetë në vendbanimin fqinj ose madje të kalojë kreshtën e Ballkanit. Kjo të krijon përshtypjen se ka shumë arinj kudo, por në fakt shumë shpesh ky është i njëjti ari që shihet në një zonë më të gjerë” – shpjegoi Janica Ivanova, eksperte në drejtorinë e Parkut Kombëtar “Ballkani Qendror” në një intervistë për Velina Mahlebashieva nga programi "Horizont" i BNR.

Raportimet për “sulme të arinjve” kundër koshereve të bletëve dhe kafshëve shtëpiake po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në të gjithë vendin. Gjithnjë e më shpesh, në pranverën e hershme, arinjtë zbresin në fshatrat malore dhe takohen "ballë për ballë" me banorët vendas. Një nga arsyet është se, duke u zgjuar nga letargjia në malet e larta, arinjtë janë të uritur dhe vendosin të kërkojnë ushqim më afër njerëzve. Por jo vetëm:

“Gjatë periudhës së shumimit maj-qershor, arushat që kanë këlyshë, si dhe meshkujt e rinj shmangin takimet me arinj meshkuj më të pjekur, sepse ata janë të gatshëm madje t'i vrasin për shkak të dëshirës së tyre të madhe për t'u bashkuar me femrën. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos lënë mbeturina ushqimore, sepse pasi një ari fillon të ushqehet pranë një njeriu, ai e lidh atë me ushqimin dhe prej andej është e vështirë për institucionet të merren me problemin. Në rrjetet sociale janë shfaqur video të njerëzve që lënë ushqim për arinjtë, duke i konsideruar ata "kafshë të uritura e të pambrojtura". Por jo, ata nuk janë të tillë. Arinjtë janë kafshë të egra”, thotë Janica Ivanova.

Të shtënat janë zgjidhja e fundit. Në Bullgari, ariu është një specie e mbrojtur që nga viti 1992, por kur vërtetohet se një kafshë nuk ka frikë nga njerëzit dhe paraqet rrezik, ekziston edhe një procedurë e tillë.

“Zhvendosja e arinjve është një nga zgjidhjet e mundshme. Kur ka një raport për një ari problematik, formohet një ekip i reagimit të shpejtë. Qëllimi i lëvizjes është ta mbajë ariun sa më larg nga vendi ku është mësuar të gjejë ushqim. Por nëse kafsha ushqehet pranë një personi për një kohë të gjatë, kjo metodë nuk funksionon gjithmonë”, paralajmëron Janica Ivanova.

Lexoni më tepër:

Përpiloi: Veneta Nikollova (bazuar në materialin e Velina Mahlebashieva nga BNR- "Horizont")

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD