UNESCO konfirmoi kufijtë e zgjeruar të trashëgimisë kulturore materiale botërore në “Qytetin e vjetër Nesebër”. Sesioni i 45-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore, i cili po mbahet në kryeqytetin saudit Riad, i shtoi zonës së mbrojtur edhe zonën ujore rreth gadishullit, njoftoi Ministria e Kulturës.
Me propozimin e Bullgarisë, u shtuan zonat ujore në jug dhe në veri të qytetit të vjetër Nesebër. Arkeologët nënujorë bullgarë zbuluan atje pjesë të mureve të kalasë antike dhe mesjetare të Mesambrisë. Zona e re përfshin një pjesë të një rruge antike, si dhe objekte portuale mbrojtëse. Gjatë zhvillimit të tij shumë shekullor, për shkak të rritjes së nivelit të Detit të Zi, stuhive dhe tërmeteve, gadishulli humbi më shumë se 1/4 e sipërfaqes së tij. Për shkak të kësaj, struktura të rëndësishme arkeologjike sot mbeten nën ujë.
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..