Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tren retro dhe shfaqja historike në Veliko Tërnovo me rastin e Ditës së Pavarësisë

Foto: museumvt.com

Me rastin e 115 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë, kryeqyteti ynë i vjetër ka përgatitur një program të pasur festiv me argëtime. Më 23 shtator (e shtunë), në orën 9:15 në stacionin Trapezica në Veliko Tërnovo, do të paraqitet ngjarja historike e ardhjes së Princit Ferdinand, Kryeministrit Aleksandër Malinov dhe zyrtarëve, mirëpritja e tyre nga kryetari si dhe qytetarët e Tërnovos dhe leximi i Manifestit për shpalljen e pavarësisë së Bullgarisë dhe shpalljen e Ferdinandit mbret bullgar.
Në lidhje me këtë ngjarje historike, Veliko Tërnovo do ta festojë Ditën e Pavarësisë me një tjetër atraksion. Një tren retro me një lokomotivë me avull, i cili përfshin vagona nga seria "Korona Express" - vetura personale e mbretit Boris III dhe mbretëreshës Joana dhe një vagon i klasit të parë, do të niset në itinerar: stacioni Gorna Orjahovica – stacioni Trjavna dhe e anasjelltas.



Treni retro do të niset për në stacionin Veliko Tërnovo, ku pritet të mbërrijë pas përfundimit të shfaqjes historike. Deri në orën 11:00 të gjithë do të mund të shikojnë vagonët retro dhe të bëjnë foto me aktorët dhe pjesëmarrësit në rikrijimet historike.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: museumvt.com

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë virtuale tregon historinë e Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov"

Një kartolinë me pamje nga Teatri Kombëtar i ri dhe një mbishkrim në anën e pasme - "Kujtim i hapjes së teatrit. Josef Shmaha, 1907" – është pjesë e ekspozitës virtuale që mund të shihet në faqen e Muzeut Historik Kombëtar. Ajo i kushtohet 120 vjetorit..

botuar më 24-01-14 8.00.PD

Në Vigjiljen e Theofanisë ortodoksët përgatiten për Bekimin e Madh të Ujit

Më 5 janar, në vigjilje të Theofanisë, në kishat ortodokse shërbehet Liturgjia e Shenjtë dhe bëhet Bekimi i Madh i Ujit. Rituali quhet Vodici nga populli. Dita quhet edhe Lartësimi Dimëror i Kryqit të Nderuar. Kjo festë mbyll ciklin e “ditëve të pista”..

botuar më 24-01-05 11.41.PD
Foto: Muzeu Historik Rajonal

Derdhja e lumit Kamçija fsheh mistere 7000-vjeçare

Gjetje unike dolën në dritë gjatë hulumtimit të zonës ujore midis Kepit Kilik dhe Kepit Illanxhik në veri të grykëderdhjes së lumit Kamçija. Në të kaluarën, gjiret e tyre të fshehta strehonin anijet e lashta gjatë stuhive të furishme të Detit të Zi ...

botuar më 23-12-25 7.30.PD