Kisha duhet të qëndrojë e hapur, tha kryeministri Nikollaj Denkov lidhur me rastin e kishës “Shën Nikollaj Mirlikijski” në Sofje. Priftërinjtë rusë të dëbuar janë shtetas të huaj që kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.“Lexova raportin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Ka mjaft arsye që këta persona të jenë jashtë Bullgarisë”, tha kryeministri. “Kisha një takim me përfaqësuesit e Sinodit të Shenjtë, dhe theksova se çdo gjë që duhet shteti do ta bëjë. Por ne nuk mund të ndërhyjmë drejtpërdrejt në proces”, komentoi Denkov.
Kryeministri njoftoi se më 4 tetor do të bisedojë me kancelarin austriak Karl Nehamer dhe do ta informojë se çfarë humbet Vjena nga fakti që Bullgaria dhe Rumania nuk janë në Shengen dhe sa do të fitojnë nëse janë në zonën e lëvizjes së lirë.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..