Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Minatorët dhe punëtorët e energjetikës që protestojnë bllokojnë rrugët në vend

Foto: BGNES

Punëtorët e “Mini Marica Lindje” dolën në protestë. U bllokua “Kalimi i Republikës (Hainboaz) pranë qytetit Gurkovo. Protesta ka edhe në autostradën “Trakia” në rajonin  e qytetit Stara Zagora, në rrugët drejt qytetit Haskovo dhe midis vendbanimeve  Gëllëbovo-Dimitrovgrad. Minatorët nga Bobov Dol po kryejnë një autokolonë përgjatë autostradës “Struma” dhe rrugës kryesore E-79 afër qytetit Dupnica. Një aksion është paralajmëruar edhe në udhëkryqin afër fshatit Dragiçevo mes Sofjes dhe Pernikut.

Protestuesit janë të pakënaqur me planet për të zhvilluar zonat e minierave të qymyrit, të cilat e paracaktojnë fatin e kësaj dege të industrisë. Qeveria planifikon të miratojë planet në një mbledhje të jashtëzakonshme më 29 shtator në orën 15:00. Minatorët dhe punonjësit e energjetikës këmbëngulin që shteti të rinegociojë me Komisionin Evropian afatin për mbylljen e termocentraleve me qymyr. Sipas angazhimeve të tranzicionit të energjisë së gjelbër, mbyllja duhet të përfundojë deri në vitin 2026. Protestuesit kërkojnë që mbyllja të shtyhet deri në vitin 2038.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Market Links” parashikon një parlament me pesë parti pas zgjedhjeve

Koalicioni GERB-SDS do të ketë më shumë deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor. Ai do të ketë 80 deputetë, kundrejt 69 që kishte në Legjislaturën e 49-të. Për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë (DPS), pritet..

botuar më 24-05-10 3.13.MD

Sofja ishte organizatore e një forumi të inteligjencës së NATO-së

Qendra e Inteligjencës e NATO-së mbajti sesionin pranveror të Komitetit të Lartë në Sofje. Takimi që u organizua nga Inteligjenca Ushtarake Bullgare, mblodhi së bashku rreth 50 përfaqësues të vendeve anëtare dhe partnerë të Aleancës, njoftoi Shërbimi..

botuar më 24-05-10 10.43.PD

Parashikimi i motit për 10 majin

Të premten temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme gjatë ditës, do të ketë reshje, kryesisht në jug të Bullgarisë. Vranësirat do të zvogëlohen në verilindje...

botuar më 24-05-09 7.35.MD